Tërmet te Kosova, Rrahmani largohet nga kombëtarja: Dy vite nën sulme të kordinuara
Një nga kapitujt më të rëndësishëm të përfaqësueses së Kosovës mbyllet mes akuzave dhe një përplasjeje të fortë me drejtuesit e Federatës së Futbollit. Amir Rrahmani ka njoftuar largimin nga Kombëtarja pas dhjetë vitesh kontribut me fanellën dardane, shtatë prej të cilave si kapiten dhe lider i mbrojtjes. Por vendimi i mbrojtësit nuk është një lamtumirë e zakonshme. Rrahmani ka zgjedhur të flasë publikisht për arsyet e largimit, duke adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve aktualë të FFK-së. Kapiteni pretendon se problemet e përfaqësueses nuk janë zgjidhur për shkak të mënyrës se si është menaxhuar Federata dhe shkon edhe më tej, duke folur për sulme të vazhdueshme nga vetë institucioni. “Çfarë mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy...
Burimi:
ntv.al