Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh
Tërmet në përfaqësuesen e Kosovës. Amir Rrahmani ka njoftuar largimin nga Kombëtarja pas një dekade kontribut, shtatë prej të cilave si kapiten dhe lider i mbrojtjes së skuadrës dardane. Vendimi i mbrojtësit nuk vjen në heshtje. Përkundrazi, Rrahmani ka zgjedhur të bëjë publike arsyet e largimit, duke adresuar akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Në reagimin e tij, kapiteni bën të qartë se nuk do ta veshë më fanellën e Kosovës për sa kohë institucioni drejtohet nga personat aktualë. Rrahmani kritikon mënyrën se si është menaxhuar Federata dhe pretendon se problemet e vazhdueshme të përfaqësueses nuk janë zgjidhur për shkak të mungesës së kompetencës nga drejtuesit. Por akuza më e fortë lidhet me atë që mbrojtësi e konsideron si sulm të vazhdueshëm...
Burimi:
javanews.al