Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti në Kakavijë

Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti në Kakavijë

Një tentativë për trafikimin e rreth 91 kilogramëve lëndë narkotike drejt Greqisë është parandaluar në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë kontrollit të një furgoni që po dilte nga Shqipëria, u zbuluan rreth 88 pako me kanabis. Pakot ishin fshehur në vende të krijuara posaçërisht në dyshemenë e furgonit, poshtë shtresës së saj. Pesha totale e lëndës narkotike ishte rreth 91 kilogramë. Për rastin u arrestuan në flagrancë çifti nga Tirana, konkretisht drejtuesi i furgonit, K. A., 28 vjeç, dhe pasagjerja B. A., 25 vjeçe, bashkëshortë me njëri-tjetrin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 91 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis si dhe furgoni. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprën penale...