Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

Një 37-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite, 10 muaj e 20 ditë burg në Itali, pasi tentoi të vriste të atin gjatë një konflikti familjar në Genova. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, kur 37-vjeçari sulmoi të atin me thikë, duke e goditur në bark. Ai tentoi ta godiste sërish, por babai arriti të shpëtonte dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Pas sulmit, 37-vjeçari u mbyll në banesë dhe, me thikën në dorë, kërcënoi edhe vëllain e tij gjatë një videotelefonate. Ai u arrestua rreth një javë pas ngjarjes. Sipas prokurores, tentativa e vrasjes ishte paraprirë nga episode të shumta dhune ndaj familjarëve, ndërsa sjellja e tij lidhej me varësinë nga kokaina. Gjatë caktimit të...