Tentoi të shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Tentoi të shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike të gatshme për shitje, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Në pranga ka rënë shtetasi Erdis Z.eneli, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë teksa drejtonte automjetin e tij. Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Kontrolli vijoi edhe në banesën e 28-vjeçarit, ku u gjet një tjetër sasi lënde bimore e dyshuar narkotike, e ndarë në doza dhe e gatshme për tregtim. Në total, policia sekuestroi rreth 1.5 kilogramë lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, një pjesë e së cilës në formë xhelatinoze. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një...