Tentativa për të mashtruar Armand Dukën, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

Tentativa për të mashtruar Armand Dukën, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

O. Balla i arrestuar për tentativën e mashtrimit ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duke u shtirur si Taulant Balla, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Sipas deklarimit të tij, ai kishte marrë një mesazh në Instagram nga një person i panjohur, i cili i kishte premtuar 2 mijë euro në këmbim të një komunikimi me një person tjetër. Balla ka pretenduar se më pas, një person i kishte shkuar me makinë dhe i kishte dhënë një numër telefoni, përmes të cilit kishte komunikuar me djalin e Armand Dukës, i cili në të vërtet ishte agjenti i policisë. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk e njihte më parë të arrestuarin tjetër, E. Korra. Nga ana tjetër, Edison Korra ka dhënë një version tjetër të...