Tensionohet situata, protestuesit gjuajnë me mjete shpërthyese. Kryeparlamentarja Haxhiu apel për qetësi
Kosova E Hënë, 5 Tetor 2026 12:49 Situata para Kuvendit të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit po vazhdojnë të hedhin mjete shpërthyese në drejtim të objektit të Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe protesta të vijojë në mënyrë paqësore. “Para Kuvendit po zhvillohet një protestë për ndryshimin e ligjit për Specialen. E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi dhe, si e tillë, duhet të respektohet plotësisht”, tha Haxhiu. Ajo theksoi se dhuna dëmton kauzën që protestuesit synojnë të mbrojnë, atë të UÇK-së dhe ish-pjesëtarëve të saj. “Kuvendi e miratoi në parim projektligjin, prandaj u bëj thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë dhe protesta të vazhdojë në...
Burimi:
kohajone.com