Tensionet zhvendosen në hapësirë, Amerika pranon se ka vendosur armë në orbitë

Tensionet zhvendosen në hapësirë, Amerika pranon se ka vendosur armë në orbitë

Shtetet e Bashkuara pranojnë publikisht për herë të parë se kanë armë të vendosura në orbitë. Deklarata vjen nga U.S. Space Force, e cila konfirmon ekzistencën e kapaciteteve hapësinore të destinuara për kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës. Sipas një zëdhënësi të Space Force, Shtetet e Bashkuara posedojnë armë në orbitë, të afta të mbrojnë Forcat e Përbashkëta nga veprimet armiqësore të kundërshtarëve. Por Uashingtoni nuk jep detaje. Nuk dihet se çfarë lloj armësh janë vendosur në orbitë, sa janë ato apo cilat janë objektivat e tyre. Sipas autoriteteve amerikane, kontrolli i hapësirës përfshin një gamë të gjerë kapacitetesh ushtarake, nga sistemet kinetike deri te ato jo-kinetike. Ato mund të përdoren për të mbrojtur satelitët amerikanë, por edhe për të kufizuar ose dëmtuar aftësitë hapësinore të...