Tensionet te Kuvendi, shoqërohen në polici të paktën 25 protestues

Tensionet te Kuvendi, shoqërohen në polici të paktën 25 protestues

  Të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot pranë Kuvendit, pas nisjes së seancës plenare. Personat e shoqëruar janë dërguar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë. Seanca plenare e Kuvendit nisi në orën 10:00, ndërsa paralelisht protestuesit zhvilluan tubimin e paralajmëruar para godinës së Parlamentit. Gjatë protestës pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit u drejtuan politikanëve me thirrjen: ‘Nuk na përfaqësoni’. Sipas raportimeve, pas tensioneve të krijuara, policia shoqëroi të paktën 25 persona, të cilët u dërguan në Komisariatin nr. 1.