Tensionet përshkallëzohen, Trump i thotë “JO” Iranit për rihapjen e Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar propozimin e Iranit për rihapjen e ngushticës së Hormuzit për transportin tregtar brenda shtatë ditësh, duke e cilësuar ofertën e Teheranit si të papranueshme. Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani do të presë përgjigjen zyrtare të negociatorëve amerikanë përpara se të vendosë për hapat e mëtejshëm. Trump u shpreh të shtunën se Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë propozimin iranian, duke argumentuar se Uashingtoni tashmë ka kontroll mbi ngushticën strategjike. “Po e refuzoj marrëveshjen e tyre”, deklaroi Trump, duke shtuar se në ngushticën e Hormuzit tashmë po kalojnë sasi të mëdha nafte. Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se Irani po kërkon një marrëveshje për rihapjen e menjëhershme të rrugës detare në një moment kur,...
Burimi:
ntv.al