Tensionet në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës se denoncuan dhunën ndaj studentëve
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend. Socialistët kërkojnë përjashtimin për 60 ditë të gjashtë deputetëve demokratë, mes tyre Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Fidel Kreka, ndërsa për 14 deputetë të tjerë kërkohet përjashtim për 10 ditë. Kërkesa, e depozituar pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe mbështetet në nenet 63 dhe 65/1 të Rregullores së Kuvendit, si dhe në nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit. Në dokument, socialistët pretendojnë se deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin normal të seancës, duke bllokuar foltoren, dëmtuar pajisjet elektronike dhe sulmuar fizikisht deputetë të mazhorancës. Grupi Parlamentar...
Burimi:
syri.net