Tensione te Ministria e Arsimit, Policia hedh ujë me presion dhe spraj lotsjellës drejt protestuesve
Tensionohet situata para ministrisë së Arsimit. Policia ka nisur sulmin me gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve dhe grupeve të xhirimit. ‘Po hidhen masivisht ‘ informon gazetarja e Syri Tv, Marsi Korreshi. Policia zbrapsi protestuesit që ishin vendosur pranë ministrisë së Arsimit. Pse ndërhyri? Sepse në një moment disa protestues hodhën bidona drejt kordonit policor.
Burimi:
syri.net