Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës
Momente tensioni janë regjistruar pranë selisë së Partisë Demokratike, ku protestues dhe efektivë të Policisë janë përballur gjatë tubimit në Tiranë. Një grup protestuesish është futur brenda ambienteve të selisë së PD-së. Në përgjigje të situatës, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës në afërsi të godinës. Gjatë ndërhyrjes, disa persona janë shoqëruar nga Policia. Ngjarja është zhvilluar në një atmosferë të tensionuar, teksa protesta në kryeqytet është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Burimi:
gijotina.com