Tensione pranë ministrisë së Brendshme, protestuesit godasin me vezë efektivët e policisë

Tensione pranë ministrisë së Brendshme, protestuesit godasin me vezë efektivët e policisë

Ka përshkallëzuar protesta e cila po zhvillohet jashtë Kuvendit. Pasi janë zhvendour në bulevard, protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e policisë, ndërsa mes tyre ka pasur edhe përplasje verbale. Protestuesit tentuan të kalojnë kordonin e Policisë, por njëri prej tyre është shqoqëruar nga efektivët. Ata marshuan nga qendra tregtare drejt sheshit para ministrisë së Brendshme, aty ku u përballën me kordonin e policisë.