Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Pak orë para se Komisioni i Reformës Zgjedhore të mblidhet në seancë plenare, bashkëkryetari Oerd Bylykbashi u ka kërkuar anëtarëve të mazhorancës të ndryshojnë rendin e ditës. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka zbardhur kërkesën e demokratëve, ku kërkohet heqja e pikës së rendit të ditës që lidhet me reflektimin e hartës së re territoriale në Kodin Zgjedhor. Kërkesa e plotë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, e zbardhur nga Top Channel: “I nderuar bashkëkryetar, të nderuar anëtarë të Komisionit të Posaçëm, Komisioni, në punën e tij, bazohet tek rregulli themelor i konsensusit mes të dy palëve pozitë-opozitë për çdo aspekt formal dhe përmbajtësor të punës së tij. Për këtë arsye është i ndërtuar mbi barazinë pozitë-opozitë të përbërjes...