Tensione para Kuvendit, policia hedh spraj lotsjellës drejt protestuesve

Tensione para Kuvendit, policia hedh spraj lotsjellës drejt protestuesve

Kanë nisur tensionet në protestën që po mbahet pranë Kuvendit, ndërkohë që në sallë po zhvillohet seanca plenare, ku pritet të votohet për ndarjen e re territoriale. Tubuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit. Situata është përshkallëzuar më tej, teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit. Në mesin e protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në përplasje me efektivët e policisë. Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen administrativo-territoriale, ndërsa policia u ka kërkuar të lirojnë rrugën.