Tensione në Vlorë/ Protestë kundër muzeut hebraik, qytetarët përplasen me policinë

Tensione në Vlorë/ Protestë kundër muzeut hebraik, qytetarët përplasen me policinë

Protesta e zhvilluar sot në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik është zhvilluar me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po ndërtohet muzeu, në zonën historike të qytetit, por janë ndaluar nga efektivët e policisë. Ata kundërshtojnë kërkojnë ndalimin e projektit, pasi pretendojnë se ndërtimi po bëhet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilin e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit. Sipas protestuesve, kjo zonë mbart një rëndësi të veçantë për historinë kombëtare shqiptare, sepse lidhet me Ismail Qemalin dhe firmëtarët e Pavarësisë, ndaj kërkojnë që hapësira t’i kushtohet historisë dhe identitetit kombëtar. Qytetarët shprehen se ndërtimi i Muzeut Hebraik pikërisht në këtë vend cenon, sipas tyre, simbolikën historike të zonës dhe unitetin...