Tensione në Vlorë për Muzeun Hebraik, Rama: Po shpifet për “Labërinë”

Tensione në Vlorë për Muzeun Hebraik, Rama: Po shpifet për “Labërinë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Vlorë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, protestë e cila u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës, disa qytetarë tentuan të hynin në kantier, duke kundërshtuar projektin dhe duke pretenduar se punimet po zhvillohen në godinën historike të Klubit Patriotik “Labëria”. Rama i ka kundërshtuar këto pretendime. Në reagimin e tij në platformën “X”, kryeministri ka deklaruar se Muzeu Hebraik po ndërtohet në një godinë tjetër, një banesë e viteve 1850 pranë Muzeut Etnografik. Rama ka kritikuar ashpër protestuesit dhe veçanërisht Bujar Leskajn, duke përdorur edhe etiketime fyese ndaj tij. Paralelisht, kryeministri ka deklaruar se është parashikuar edhe rijetësimi i Muzeut “Labëria”. Sipas Ramës, me kërkesën e tij, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka...