Tensione edhe gjatë natës në Prishtinë pas vendimit të Gjykatës Speciale, protestuesit godasin me mjete piroteknike selinë e EULEX
Mbrëmë rreth mesantës, disa persona janë mbledhur para selisë së EULEX-it në Prishtinë, pas përfundimit të protestës së mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Të pranishmit kanë qëndruar për një kohë para selisë së misionit evropian, ku kanë brohoritur, ndërsa më pas është hedhur edhe një mjet piroteknik. Grupi i protestuesve kishte mbërritur para EULEX-it pas përfundimit të protestës para Qeverisë, duke vazhduar atje revoltën e tyre pas vendimit për dënimin e liderëve të UÇK-së në Hagë me 81 vjet burgim. Më herët ata kishin protestuar para godinës qeveritare, të cilën e dëmtuan duke e goditur me gurë, ndërsa një prej tyre u arrestua. Po ashtu protestën e zhvendosën edhe para EULEX, të cilën po ashtu e goditën me gurë. Dhomat e Specializuara të...
Burimi:
kohajone.com