Tensione dhe krisje brenda Pentagonit, Sekretari i Ushtrisë amerikane i dorëzon dorëheqjen Trump, shkak përplasja me Hegseth
Një tjetër largim nga drejtimi i Pentagonit amerikan vjen për të nxjerrë në pah përplasjet e forta që po shkakton brenda Forcave të Armatosura të SHBA-së riorganizimi i figurave dhe balancave nën presidencën e Donald Trump. Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, zyrtari më i lartë politik i kësaj force, paraqiti dorëheqjen e tij te presidenti amerikan. Pas largimit të tij qëndron një konflikt që është zhvilluar larg vëmendjes së publikut prej muajsh, i përqendruar te ndryshimet e thella në drejtimin e lartë ushtarak. Driscoll ishte përplasur vazhdimisht me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, lidhur me largimin e zyrtarëve të lartë të Ushtrisë, disa prej të cilëve kishin përvojë të konsiderueshme operacionale në frontet ku SHBA-ja ka luftuar gjatë dy dekadave të fundit. Mosmarrëveshjet nuk...
Burimi:
javanews.al