Tension te Zogu i Zi: Tentohet të bllokohet qarkullimi, policia ndërhyn dhe shoqëron disa persona (VIDEO)
proteste-zogu i zi TIRANË- Një protestë është zhvilluar këtë të hënë në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, teksa kryeqyteti vijon të përballet me trafik të rënduar që prej orëve të para të mëngjesit. Protestuesit u mblodhën dhe tentuan të protestojnë te rrethrrotullimi i Zogut të Zi, në një nga akset më të ngarkuara të Tiranës. Por, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të shmangur bllokimin e qarkullimit, teksa gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar disa protestues. Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentin kur efektivët e policisë shoqërojnë disa prej protestuesve pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, shumë pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi. Protesta është zhvilluar në një moment kur trafiku në Tiranë është rënduar ndjeshëm për shkak të nisjes së vitit...
Burimi:
zeri.ai