Tension pas humbjes së Burnleyt, Broja përplaset me tifozin: Kam qenë jashtë për një vit
Armando Broja është përfshirë në një moment tensioni pas përfundimit të ndeshjes së sotme të Burnleyt, teksa sulmuesi shqiptar u përplas verbalisht me një tifoz të skuadrës së tij. Burnley humbi 2-1 në shtëpi ndaj Bristol City dhe pas vërshëllimave të tifozëve, situata u tensionua jashtë fushës. Broja, i cili ishte aktivizuar në pjesën e dytë, iu drejtua një prej mbështetësve që po e kritikonte, duke reaguar i irrituar ndaj komenteve të tij. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet duke debatuar me tifozin, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Kam qenë jashtë për një vit, nuk kam luajtur për një vit.” Situata nuk shkoi më tej, pasi Broja u largua nga vendi i ngjarjes i shoqëruar nga...
Burimi:
ntv.al