Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Në 1 shtator, Bashkia e Himarës zhvilloi një tender me fond limit 166.6 milionë lekë ose 1.8 milionë euro për ndërtimin e Ujësjellësit të Qeparoit. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, në garë u paraqitën tre oferta. Dy prej kompanive pjesëmarrëse, “KUPA” SHPK dhe “SENKA” SHPK, u futën në procedurë me oferta pothuajse identike, të përqendruara direkt në kokë të fondit limit. Konkretisht, përballë buxhetit maksimal prej 166.6 milionë lekësh, ato ofruan përkatësisht 165.5 milionë lekë dhe 165.7 milionë lekë. Këto dy kompani qëndruan komode në kufijtë e mbi 99.3% të vlerës maksimale, duke mos bërë asnjë përpjekje reale për të fituar tenderin përmes çmimit. Ky pozicionim i tyre shërbeu si një “mbulesë vizuale” perfekte, e njohur në auditim si cover bidding,...