Temperatura të larta dhe mot i kthjellët, parashikimi për të dielën
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta edhe këtë të diel. Gjatë gjithë ditës pritet të mbizotërojë mot me diell në të gjithë territorin e vendit, pa reshje, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 20°C në orët e para të mëngjesit deri në 36°C gjatë mesditës dhe pasdites. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të nisë me temperatura të freskëta, por me kalimin e orëve termometri do të shënojë rritje graduale, duke arritur kulmin në mesditë dhe në orët e pasdites. Kjo e diel pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë.
Burimi:
kohajone.com