Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH, prokurë, drjetues policie dhe ‘Bad Boys’

Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH, prokurë, drjetues policie dhe ‘Bad Boys’

Elton Qyno Syri.net Pas kapjes së Ergys Agasit në zonën e “Plepave” në Durrës, këtij të fundit oficerët e policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar një aparat telefonik “Iphone 17”. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se ky mjet elektronik është kthyer shumë shpejt në një “magazinë” informacioni për SPAK, pasi telefoni që i është kapur Agasit, nuk ishte i pajisur me asnjë kod sigurie. Kjo ka bërë që brenda një kohe të shkurtër, oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, të realizojnë këqyrjen e lirë të aparatit të telefonit, e për pasojë vijimin me procedurën e arrestimit të drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni dhe dy personave të tjerë përgjegjës sektori në policinë Shkencore, Fatjon Kalluçit si dhe menaxherit të lokalit “Kodra e...