Telashe për trajnerin Chivu: Probleme fizike për mesfushorin, do të mungojë për 20 ditë

Telashe për trajnerin Chivu: Probleme fizike për mesfushorin, do të mungojë për 20 ditë

8 Tetor 2026 13:30 Telesport Probleme për mesfushorin anglez të Inter, Curtis Jones. Sot në mëngjes, ai iu nënshtrua ekzaminimeve klinike dhe diagnostikuese, të cilat zbuluan një tërheqje miofasciale në muskujt aduktorë të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim nga stafi mjekësor i klubit zikaltër, por sipas raportimeve fillestare, ai mund të qëndrojë jashtë fushës për 15–20 ditë dhe të humbasë pesë ndeshje (Parma, Bruges, Bologna, Shakhtar Donetsk dhe Fiorentina). Sipas mediave italiane, Curtis Jones, i ardhur këtë verë nga Liverpool për 30 milionë euro, mund të rikthehet ose në ndeshjen kundër Venezia më 28 tetor, ose në derbin kundër Milan më 31 tetor.