Tek United të shqetësuar, dy lojtarë braktisin kombëtaret të dëmtuar dhe rikthehen në Manchester

Tek United të shqetësuar, dy lojtarë braktisin kombëtaret të dëmtuar dhe rikthehen në Manchester

30 Shtator 2026 14:45 Telesport Te Manchester United janë të shqetësuar për gjendjen e dy lojtarëve. Mbrojtësit Patrick Dorgu dhe Noussair Mazraoui, kanë braktisur ekipet e tyre kombëtare për shkak dëmtimi. Madje të dy janë rikthyer në Manchester për të vijuar trajtimin. I pari që u dëmtua ishte danezi Dorgu, i cili pësoi një dëmtim në kofshë gjatë fitores së Danimarkës ndaj Uellsit disa ditë më parë. Ndërsa Mazraoui, u detyrua të largohej nga fusha dje për shkak të një dëmtimi të gjatë fitores 2-0 të Marokut ndaj Lesoto. Ai luajti për 69 minuta para se të ndërhynte me rrëshqitje për t’ia marrë topin Neo Mokhachane, por ra keq në fushë. Stafi mjekësor i “djajve të kuq” do të monitorojë nga afër situatën ditët në...