Tedi Papavrami në premierën botërore të “The Bow and the Brush” në TIFF 2026
8 September, 2026 - 16:45 Dokumentari francez “The Bow and the Brush” (“L’Archet et le Pinceau”), me regji të Raphaëlle Régnier, do të ketë premierën botërore në edicionin e 24-të të “Tirana International Film Festival”. Filmi sjell në qendër një ndërthurje të veçantë mes muzikës perëndimore dhe artit Zen japonez, përmes violinistit shqiptar Tedi Papavrami dhe mjeshtrit japonez të kaligrafisë Kanshô Miyashita. Në një prej momenteve speciale të dokumentarit, Miyashita krijon kaligrafi japoneze ndërsa Papavrami interpreton “Chaconne” të Johann Sebastian Bach. Vetë titulli, “Archet et Pinceau” – “Harku dhe Peneli” – i referohet dialogut artistik mes lëvizjes së harkut të violinës dhe lëvizjes së penelit të kaligrafit. Përfshirja e filmit në programin “Special Screenings” dhe zgjedhja e TIFF për ta prezantuar në premierë botërore i...
Burimi:
kultplus.com