Tebas shpërthen: Manchester City të ndëshkohet rëndë, ajo që ndodhi është skandal që nga viti 2009

Tebas shpërthen: Manchester City të ndëshkohet rëndë, ajo që ndodhi është skandal që nga viti 2009

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, kërkoi ndëshkime të ashpra për Manchester City pas gjetjeve të komisionit të pavarur për shkeljet financiare. Sipas “Reuters”, City është shpallur fajtor për 114 nga 115 shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Premier League, ndërsa klubi i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe pritet të apelojë. “Kam ngritur shqetësime për Manchester City prej shumë vitesh. E bëra edhe në vitin 2017, në ‘Soccerex’. Në atë kohë nuk i pëlqeu as City, as Premier League”, – tha Tebas. Ai theksoi se shkeljet datojnë që nga viti 2009: “Të shkelësh rregullat për më shumë se 10 vite është jashtëzakonisht serioze. Ndëshkimi duhet të jetë i ashpër, jo vetëm për të dhënë një shembull, por sepse rregullat janë shkelur. Rasti i Manchester...