Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik, 95 shfaqje dhe mbi 20 mijë bileta të shitura

Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik, 95 shfaqje dhe mbi 20 mijë bileta të shitura

Teatri Kombëtar ka përmbyllur sezonin artistik 2025-2026 me një bilanc pozitiv, duke regjistruar dhjetëra shfaqje dhe një interes të konsiderueshëm nga publiku. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se nga shtatori 2025 deri në maj 2026, në skenën e Teatrit Kombëtar u zhvilluan 95 shfaqje, duke sjellë një repertor të larmishëm me vepra klasike, bashkëkohore dhe produksione që trajtuan tema sociale e njerëzore. Interesi i spektatorëve u reflektua edhe në shifrat e sezonit. Sipas të dhënave të bëra publike nga ministri Gonxhja, gjatë kësaj periudhe u shitën më shumë se 20 mijë bileta, ndërsa të ardhurat nga shitja e tyre kaluan 10 milionë lekë. Gonxhja vlerësoi punën e të gjithë stafit që kontribuoi në realizimin e shfaqjeve, nga aktorët dhe...