TEATRI I KUKULLAVE/ GJOKUTAJ: RAMA NESER I PANDEHUR NGA SPAK, SOT SHKRUAN RREGULLAT

TEATRI I KUKULLAVE/ GJOKUTAJ: RAMA NESER I PANDEHUR NGA SPAK, SOT SHKRUAN RREGULLAT

Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale kanë hapur një tjetër përplasje mes politikës, drejtësisë dhe avokatëve. Genc Gjokutaj i ka cilësuar ndryshimet si një përpjekje për të ndikuar mbi mënyrën se si do të funksionojë drejtësia penale. “I pandehuri i nesërm cakton rregullat e lojës së gjykatës sot”, deklaroi Gjokutaj, duke e lidhur qëndrimin e tij me rolin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në procesin e ndryshimit të Kodit. Sipas avokatit, problematik është fakti që ndryshimet hartohen nga përfaqësues të ekzekutivit, të cilët, sipas tij, mund të jenë vetë subjekte të një procesi penal. “Nuk mund ta shkruajë kodin Belinda Balluku me Edi Ramën”, tha Gjokutaj, duke argumentuar se ndryshimet duhet të diskutohen dhe propozohen nga komuniteti juridik dhe, sipas tij, të...