“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave
Në Tiranë u zhvillua eventi “Të zbulosh Kinën nëpër libra”. Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, e pranishme në këtë event, deklaroi se në vitin 2015 u nënshkrua marrëveshja për përkthimin e librave shqip dhe kinezisht, falës së cilës janë botuar 79 libra. Ajo shprehu dëshirën për bashkëpunim me botuesit shqiptarë për t’i shërbyer njohjes sa më të mirë mes dy vendeve dhe theksoi se botimet shtojnë njohjen e publikut shqiptar për Kinën. foto nga CMG Sinologu Iljaz Spahiu vlerësoi shkëmbimet dypalëshe në fushën e botimeve. Në veprimtari u promovuan librat “Rrëfime për Kinën”, nga Instituti i Studimeve të Europës Juglindore, “Legjenda kineze”, përkthyer nga Enida Mara, dhe “Një ditë sa një vjeshtë”, me autor Liu Zhenyun, përkthyer nga Iljaz Spahiu. foto nga CMG...
Burimi:
javanews.al