Të shtëna në Urakë/ Qëllohet një makinë, gjendet një automjet i djegur

Të shtëna në Urakë/ Qëllohet një makinë, gjendet një automjet i djegur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e 12 shtatorit në fshatin Urakë të Matit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt një automjeti të parkuar në oborrin e një banese. Si pasojë e të shtënave, automjeti tip “Audi” ka pësuar dëmtime materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibrës. Gjatë kontrolleve në territor, rreth 2 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja, në aksin Rrëshen-Burrel, policia ka gjetur të djegur një automjet tip “Golf V”. Brenda tij janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, të cilat ishin dëmtuar pjesërisht nga zjarri dhe janë sekuestruar si prova materiale. Nga verifikimet rezultoi se “Golf”-i ishte shpallur në kërkim nga...