Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy të plagosur, gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy të plagosur, gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë fushës së sportit, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë Bledar Dauti, 39 vjeç, dhe Dashamir Tahiri, 35 vjeç. Të dy kanë marrë plagë në këmbë dhe, sipas informacionit të Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Ata pritet të merren në pyetje nga hetuesit për të sqaruar rrethanat e konfliktit, dinamikën e të shtënave dhe motivin që qëndron pas ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, të cilat kanë nisur mbledhjen e provave dhe marrjen e dëshmive të para. Një nga pistat e rëndësishme të...