Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjakovë. Ngjarja është raportuar sot pasdite, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga Policia. Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjakovës, që bëri të ditur se informacioni është pranuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës, pasi dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore për plagë të dyshuara nga arma e zjarrit. Ndërkohë, personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Lidhur me këtë ngjarje, veprimet e mëtejshme policore po ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Burimi:
javanews.al