Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni anti-drogë në Qafështamë, dyshohet nga kultivuesit
foto ilustruese KRUJË-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një operacioni antidrogë në ditën e sotme në Qafështamë. Të shtënat dyshohet se kanë qenë nga personat që ruajnë parcelat me lëndë narkotike. Në operacion janë të angazhuara forcat e Policisë së Shtetit, së bashku me agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Aksioni vijon për kanabis, dhe burime bëjnë me dije se janë gjetur rrënjë dhe po asgjësohen. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa një njoftim zyrtar lidhur me rastin pritet nga autoritetet. lajmi në përditësim...
Burimi:
zeri.ai