Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Durrës, autori në kërkim
foto ilustruese DURRËS-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme (13 nëntor) në Durrës. Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se dy persona janë konfliktuar në lagjen 6 të qytetit dhe një prej tyre ka qëlluar me armë në ajër. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa vijojnë kërkimet për personin që qëlloi, me iniciale H.Ll. Njoftimi i policisë: Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll. ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave. Gjatë të...
Burimi:
zeri.ai