Të shtëna me armë pranë një kantieri në Tiranë, raportohet për një të plagosur
foto ilustruese TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pranë një kantireri në zonën e Farmacisë 10, ku mësohet se autori është konfliktuar me menaxherin e firmës së kantierit. Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa autoi është larguar menjëherë nga vendngjarja. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit për motive banale. Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme, me qëllim kapjen e tij.
Burimi:
zeri.ai