Të shtëna me armë gjatë operacionit antikanabis në Qafështamë, dyshohet për policë të përfshirë

Të shtëna me armë gjatë operacionit antikanabis në Qafështamë, dyshohet për policë të përfshirë

Një operacion i Policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për goditjen e një veprimtarie të dyshuar të kultivimit të lëndëve narkotike është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në zonën e Qafështamës. Sipas informacioneve paraprake, autoritetet e AMP kishin marrë informacion për kultivimin e lëndëve narkotike në një fshat të Qafështamës dhe kishin organizuar një operacion për identifikimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie. Gjatë ndërhyrjes në zonë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, të cilat, sipas të dhënave paraprake, janë qëlluar në ajër me qëllim pengimin e forcave të policisë për t’u afruar. Dyshimet për përfshirje të mundshme të punonjësve të Policisë, të cilët mund të kenë pasur dijeni për parcelën e dyshuar me kanabis dhe nuk kanë ndërhyrë, janë një nga...