“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, në një intervistë për “DW” ka deklaruar se pavarësia gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të larta janë parakushte të panegociueshme për anëtarësimin në BE. Sipas diplomatit gjerman, reforma në drejtësi ka qenë një faktor kyç që ka mundësuar avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Një shtet i fortë i së drejtës, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë në themel të vlerave evropiane. Respektimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të larta, janë parakushte të panegociueshme për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE”, deklaroi ambasadori. Ambasadori beson se “Shqipëria do të...