“Të qëndrojmë bashkë deri në zhdukjen e tradhtisë”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama kërkon të shesë vendin cep më cep
Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, gjatë fjalës së tij para kryeministrisë ka bërë një krahasim me protestën që zhvillohet në Tiranë dhe me atë që u mbajt sot në Kosovë, në mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Zotaj tha ndër të tjera se ndërsa Kosova protestoi për liri, në Shqipëri protestohet për tradhtinë që Edi Rama i ka bërë vendit, duke i shitur tokat. “Në Dardani Liria ka emër, në Shqipëri tradhtia ka emër. Rama kërkon të shesë atdheun cep e më cep dhe pa turp thotë se Shqipëria nuk qenka e shqiptarëve. Ndaj të solidarizohemi dhe të qëndrojmë si gjithmonë deri në zhdukjen e tradhtisë,” tha ai.
Burimi:
gijotina.com