Të premten ka estradë/ Dervishi tallet me ‘Praninë besnike’: Dëgjojnë hallet, bëjnë foton dhe kaq
Nisma “Prania Besnike”, përmes së cilës deputetët takohen çdo të premte me qytetarët për të dëgjuar problematikat e tyre, është vënë në pikëpyetje nga gazetari Lufti Dervishi. I ftuar në një emision televiziv, Dervishi e cilësoi këtë nismë si një formë populizmi dhe ngriti pikëpyetje nëse takimet me qytetarët përbëjnë realisht një reflektim të qeverisë ndaj pakënaqësisë që po shfaqet në shoqëri. Sipas gazetarit, ekziston një hendek mes deklaratave publike të qeverisë dhe veprimeve konkrete. “Po i dëgjojmë fjalët, por po i shohim edhe veprimet. Ka një mospërputhje mes asaj çka thuhet dhe asaj çka bëhet”, u shpreh Dervishi. Ai e lidhi populizmin me vendosjen e liderit mbi institucionet dhe me krijimin e perceptimit se problemet e qytetarëve mund të zgjidhen përmes komunikimit të drejtpërdrejtë,...
Burimi:
ntv.al