No Image Available

Të papunë por me diploma! Eksperti i Punësimit: Të rinjtë nuk orientohen drejt tregut të punës

Rritet papunësia tek të rinjtë në Shqipëri. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, 36.7 mijë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç rezultuan të papunë, me një rritje prej 4.3% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, rreth 16 mijë të rinj janë të regjistruar zyrtarisht si punëkërkues pranë zyrave të punësimit duke treguar një situatë alarmante të papunësisë dhe varfërisë në vend. Po pse ndodh kjo? Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani  vë në dukje mungesën e politikave orientuese të të rinjve drejt tregut të punë. Ndërkohë për shumë të rinj sistemi I arsimit të lartë u ofron më shumë një mundësi për të marrë diplomë sa për ta future në sirtar. “Do të duhet që të rifillohet më herët me orientimin...