Të paktën 33 civilë vriten në sulmin e militantëve të lidhur me ISIS në Kongo, pacientët me Ebola largohen nga spitali

Të paktën 33 civilë vriten në sulmin e militantëve të lidhur me ISIS në Kongo, pacientët me Ebola largohen nga spitali

Të paktën 33 civilë janë vrarë gjatë një sulmi të militantëve të lidhur me Shtetin Islamik në provincën North Kivu, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Sulmi është kryer në fshatin Cantine-Aloyath, ndërsa militantët e Forcave Demokratike Aleate, të njohura si ADF, kanë sulmuar banorët dhe kanë djegur një qendër shëndetësore dhe disa banesa. Sipas zyrtarëve lokalë, bilanci i viktimave mund të rritet, pasi kushtet e vështira atmosferike dhe reshjet e dendura të shiut kanë penguar operacionet e ushtrisë dhe verifikimin e plotë të pasojave të sulmit. Ngjarja ka shkaktuar edhe një situatë të rrezikshme shëndetësore. Një pacient i konfirmuar me Ebola dhe pesë persona të tjerë të dyshuar për infeksion janë larguar nga një spital aty pranë gjatë sulmit. Tre prej tyre konsiderohen...