Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Harta e re gjyqësore e tre viteve më parë ka përkeqësuar situatën në disa gjykata të vendit, të cilat e kryejnë funksionin në godina të amortizuara dhe të përmbytura nga dosjet gjyqësore, ndërkohë që kërkesat për zgjidhje bien në vesh të shurdhër. Mëngjesin e së hënës, holli i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë është i tejmbushur me njerëz në pritje të proceseve gjyqësore. Të pandehur, familjarë dhe avokatë kalojnë fillimisht përmes kontrollit, për t’u paketuar më pas në sallën e pritjes prej nga njoftohet fillimi i seancave. E ndërtuar në vitin 1957 për të qenë një rajon policie, godina e vjetër trekatëshe e Gjykatës së Apelit e ka shtrirë juridiksionin e saj në të gjithë Shqipërinë pas miratimit të hartës së...
Burimi:
gijotina.com