“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas debatit mbi gjobat e vendosura ndaj disa televizioneve për përmbajtje të transmetuara në ekran, duke theksuar se liria e shprehjes nuk përfshin thirrjet për dhunë, përdorim armësh apo kërcënime ndaj individëve. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka deklaruar se gjatë monitorimeve të institucionit janë evidentuar raste ku në transmetime televizive janë bërë thirrje për “luftë civile”, përdorim të armatimeve dhe sulme ndaj institucioneve apo personave të caktuar. Sipas AMA-s, në disa ekrane janë dëgjuar deklarata që lidhen me përdorimin e armëve, djegien e institucioneve, kërcënime ndaj familjarëve të punonjësve të policisë dhe dëmtimin e pronës. Institucioni thekson se këto përmbajtje nuk mund të trajtohen thjesht si pjesë e debatit politik. Në reagimin e saj, AMA ka publikuar disa...
Burimi:
javanews.al