“Të lodhur, pa ide dhe kokëfortë”/ Ish-deputeti Edmond Spaho kritika lidershipit të PD: Jeni kthyer në komentues të…
Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, opozita në Shqipëri është pa ide, program e vizion duke u kthyer sipas tij në ‘komentuesen e mazhorancës’. Komentet Spaho i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se PD pretendon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti në shtator, por sipas tij, opozita nuk ka asnjë opsion sesi do e realizojë këtë. Sipas Spahos, me ata pak protestues që dalin përnatë në protestë në Tiranë, kryeministri Rama mund të qëndrojë edhe 100 vite në pushtet. Në përfundim Spaho nënvizon se opozita në Shqipëri është e lodhur, e konsumuar, pa ide dhe ‘kokfortë’ për të ndryshuar. Postimi i Edmond Spahos: Ku ka katandisur opozita! Komentuesja e maxhorances! Nje dite komenton perjashtimin nga mbledhja me Ramen...
Burimi:
sot.com.al