Të lënduarit nga protesta, Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen e tyre
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, deri në orën 16:15. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 14 persona të lënduar, mes tyre 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur. Aktualisht, në këtë spital vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 efektivë policie dhe 4 protestues. Sipas ministrisë, dy prej efektivëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Edhe katër protestuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej të miturve është larguar nga spitali pasi ka marrë trajtimin mjekësor dhe është vlerësuar jashtë rrezikut për jetën. Ai është shoqëruar nga prindi, ndërsa gjatë trajtimit ka qenë nën kujdesin...
Burimi:
kohajone.com