Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona
Policia e Shtetit ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali dhe Kosovë. Në operacionin “The Ëanted” u arrestua në Tiranë Ervin Dakoli, 47 vjeç, i kërkuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve italiane, ai dyshohet se gjatë vitit 2020 ka qenë i përfshirë në blerjen, transportimin dhe magazinimin e sasive të mëdha të marijuanës, hashashit dhe kokainës. Në Rinas u arrestua Hamdi Krasniqi, 38 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit e Pejës me 1 vit e 6 muaj burg për falsifikim të kartëmonedhave. Ai dyshohet se në vitin 2021 ka tentuar të hedhë në qarkullim rreth 15 mijë dollarë falsë në Pejë. Interpol Tirana vijon procedurat...
Burimi:
javanews.al