“TË KANË PUSHUAR NGA PUNA!” – PLAS DEBATI NË BIG BROTHER, ANJEZA I KTHEHET ASHPËR NICHIT!
Ende pa u mbushur dy ditë nga nisja e Big Brother VIP Kosova 5, marrëdhëniet mes disa konkurrentëve kanë nisur të tensionohen. Një përplasje me akuza dhe kundërpërgjigje ka ndodhur mes Nichit dhe gazetares Anjeza Gubetini, pasi në bisedë u përfshi një çështje që lidhet me jetën e saj profesionale. Gjatë diskutimit, Nichi pretendoi se Anjeza ishte larguar nga vendi i punës. “E kanë qitë tash prej punës”, deklaroi ai, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të gazetares. Anjeza e kundërshtoi pretendimin dhe akuzoi banorin se po përpiqej të krijonte një situatë për të marrë vëmendje. “Nuk m’kanë qitë prej punës, po po don me marrë vëmendje”, iu përgjigj ajo. Por Nichi nuk u tërhoq nga deklarata, duke vijuar të këmbëngulte në versionin e tij. Debati...
Burimi:
ntv.al